Kujt i përshtatet
Zbardhimi i shërben kujt ka dhëmbë natyralë të errësuar nga koha, nga kafeja, çaji ose duhani. Nuk këshillohet pa u trajtuar më parë kariesi ose problemet e mishrave. Rezultati ndryshon nga njëri pacient te tjetri.
Si zhvillohet
- Kontrolli. Mjeku kontrollon dhëmbët dhe mishrat dhe shënon ngjyrën fillestare.
- Pastrimi. Sipas rastit, para zbardhimit bëhet pastrim profesional.
- Zbardhimi. Mjeku vendos xhelin zbardhues, duke mbrojtur mishrat.
- Udhëzimet. Merrni udhëzime për ditët e para dhe për ruajtjen e rezultatit.
Pas zbardhimit
Në ditët e para pas trajtimit shmangni ushqimet dhe pijet me ngjyrë të fortë. Higjiena e mirë dhe kontrollet e rregullta e ndihmojnë rezultatin të ruhet më gjatë.
