Kalo te përmbajtja
Çfarë ofrojmë

Shërbimet tona
dentare në Tiranë

Implantologji dhe ortodonci, stomatologji me mikroskop dhe trajtime estetike e restauruese, në një klinikë në Tiranë.

Implante dentare

Zëvendësimi i dhëmbëve që mungojnë me implant dhe kurorë, nga planifikimi deri te kurora përfundimtare.

  • Zëvendëson një ose disa dhëmbë
  • Kurorë, urë ose protezë mbi implant
  • Plan pas konsultës dhe ekzaminimit
Çmimi
Pas konsultës
Më shumë: Implante dentare

Ortodonci

Rregullimi i dhëmbëve të shtrembër dhe i kafshimit me aparat ortodontik, për fëmijë dhe të rritur.

  • Për fëmijë dhe të rritur
  • Rregullon dhëmbët dhe kafshimin
  • Kontrolle periodike gjatë trajtimit
Çmimi
Pas konsultës
Më shumë: Ortodonci

Faseta dentare

Fletë të holla që vendosen në pjesën e përparme të dhëmbëve për të përmirësuar formën dhe ngjyrën e tyre.

  • Për dhëmbët e përparmë
  • Përmirëson formën dhe ngjyrën
  • Vendim pas konsultës me mjekun
Çmimi
Pas konsultës
Më shumë: Faseta dentare

Informacioni është i përgjithshëm. Cili trajtim ju përshtatet, sa vizita duhen dhe sa kushton, e përcakton mjeku pas konsultës.

Para dhe pas

Raste nga klinika

Disa raste të trajtuara në Klinikën Dentalb. Rezultatet ndryshojnë nga pacienti te pacienti dhe trajtimi përcaktohet pas konsultës.

Shihni më shumë raste në Instagram

Si punojmë

Rruga juaj drejt një buzëqeshjeje të shëndetshme

Nga mesazhi i parë deri te trajtimi, çdo hap shpjegohet qartë.

  1. 1

    Na kontaktoni

    Telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Tregoni shkurt çfarë ju shqetëson dhe kur ju përshtatet.

  2. 2

    Konsulta

    Mjeku ju ekzaminon dhe, kur duhet, kërkon radiografi për të parë gjendjen e plotë.

  3. 3

    Plani i trajtimit

    Bisedoni me mjekun për opsionet, etapat dhe numrin e vizitave para se të filloni.

  4. 4

    Trajtimi dhe kontrollet

    Trajtimi bëhet në vizitat e caktuara, të ndjekura nga kontrollet që rekomandon mjeku.

Gati për konsultën tuaj?

Na telefononi ose rezervoni online. Jemi pas Qendrës Kristal në Tiranë.

Telefono WhatsApp